Harduer

Samsung pritet të lançojë në vitin 2014 smartfonë me CPU 64-bit

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Samsung pritet të lançojë në vitin 2014 smartfonë me CPU 64-bit

samsung s5Është raportuar së fundmi se Samsung Electronics do të lançojë në vitin 2014 modelet e reja të smartfonit lider të kompanisë me proçesor 64-bit, ekran me rezolucion të lartë WQHD dhe kamera 16 megapiksel.

Të gjitha këto teknologji do të ndikojnë në rritjen e konkurrencës në segmentin e smartfonëve.

Sipas burimeve që kanë raportuar këtë lajm, Samsung Display dhe Japan Display do të fillojnë së shpejti prodhimin në masë të ekraneve me rezolucion të lartë WQHD duke mundësuar kështu vendosjen e një standardi më të lartë për smartfonët cilësorë që do të prodhohen në vitin 2014.

Duke ndjekur hapat e proçesorit A7 të Apple, Samsung dhe Qualcomm pritet që të ofrojnë proçesor 64-bit në vitin 2014. Ka të ngjarë që ata të përshtaten në smartfonët me 4 bërthama (quad core) ose 8 bërthama (8 core).

Burimi i lajmit ka njoftuar gjithashtu se të gjithë smartfonët cilësorë që do të prodhohen në vitin 2014 do të jenë tëpajisur me kamera 16 megapiksel në ndryshim nga kamerat 13 megapiksel që po përdoren aktualisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>