Harduer

Samsung pritet të lançojë televizorë me sistemin operativ open-source Tizen

Sep 16 2013
0 Shpërndarje
Samsung pritet të lançojë televizorë me sistemin operativ open-source Tizen

Vitin e ardhshëm Samsung mund të prezantojë televizorë të rinj të pajisur me sistemin operativ open-source Tizen.

Një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë konfirmoi se ky sistem nuk është i destinuar vetëm për pajisjet mobile dhe televizorët, por edhe për pajisjet e tjera elektronike.

Intel dhe Samsung kanë bashkëpunuar që prej vitit 2011 për krijimin e këtij sistemi open-source dhe vendosën t’a lançonin atë për herë të parë në janar të vitit 2012.

Ndërkohë që Intel ka punuar gjatë kësaj kohe me një set pajisjesh që do të funksionojnë me Tizen.

Samsung ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare mbi lançimin e ndonjë produkti me këtë sistem. Në fakt nuk është çudi pasi Samsung ka qenë shumë i zënë gjatë kësaj periudhe me sistemin e suksesshëm Android.

Puna për prodhimin e televizorëve të mençur Samsung (smart TVs) ka qenë prej kohësh në progres e sipër. Pajimi i televizorëve me sistemin e ri operativ mund të forcojë pozicionin në treg të kësaj kompanie edhe në këtë drejtim.

Përsa i përket lançimit të smartfonëve të parë me sistem operativ Tizen është njoftuar se do të realizohet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. (PCWorld Albanian)

smart-tvs-3

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>