Harduer

Samsung pritet të zbulojë disa produkte të reja më 20 qershor

May 28 2013
0 Shpërndarje
Samsung pritet të zbulojë disa produkte të reja më 20 qershor

samsungVetëm pak muaj pas prezantimit të smartfonit Galaxy S4, Samsung po përgatitet për zbulimin e disa pajisjeve të reja mobile.

Gjiganti i Koresë së Jugut për pajisjet elektronike ka njoftuar se më datën 20 qershor do të mbajë një konferencë shtypi në Londër ku do prezantohen pajisjet e reja që do t’i shtohen linjës së produkteve Galaxy dhe Ativ.

Ky njoftim i shkurtër do të përfshijë imazhe të tre pajisjeve pasi pritet që në eventin e muajit të ardhshëm të prezantohen të paktën tre produkte të reja.

Ativ është aplikuar deri tani vetëm për tabletët me sistem Windows 8: Ativ Smart PC dhe Smart PC Pro, por së fundmi kompania ka vendosur të zgjerojë shtrirjen duke përfshirë edhe kompjuterët Windows PC.

Ky event, i cili do të transmetohet live në kanalin zyrtar të Samsung-ut në YouTube do të zhvillohet vetëm një javë para Konferencës Build të Microsoft dhe 10 ditë pasi Apple të ketë nisur Konferencën Globale të Zhvilluesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>