Harduer

Samsung pritet të zbulojë orën e mençur me Android Wear gjatë javës së ardhshme

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
Samsung pritet të zbulojë orën e mençur me Android Wear gjatë javës së ardhshme

gear2-neo-fit-2040-12.0_standard_640.0Sipas CNET, Samsung do të lëshojë një orë të mençur që përdor Android Wear, që është sistem operativ i ri i përgatitur nga Google për pajisjet që mund të vishen, në ngjarjen I/O të javës së ardhshme.

Burimet që iu referohen këtyre zhvillimeve thonë që kompania është duke punuar në të paktën dy pajisje, njëra përdor një pajisje Qualcomm dhe një tjetër që përdor çipët e vet, ndonëse nuk është e qartë se cili do të zbulohet më 25 qershor.

Google lajmëroi për Android Wear më herët gjatë këtij viti, duke deklaruar që sistemi operativ është dizajnuar për të ofruar “shpejtësi në kohë reale, informacione për kohën dhe distancën në nyjën tuaj për vrapimin, çiklizmin ose ecjen tuaj.” Pak kohë pas lajmërimit, LG dhe Motorola zbuluan planet e tyre për orët e reja të mençura që janë planifikuar që ta përdorin sistemin operativ.

Që të dy kompanitë pritet të lëshojnë pajisjet e tyre javën e ardhshme. Sidoqoftë, Samsung është përpara në garën e pajisjeve që mund të vishen, pasi lëshoi Galaxy Gear gjatë vjeshtës së vitit të kaluar. Kjo kompani më pas lëshoi Gear 2 dhe Gear 2 Neo të bazuar në Tizen, e po ashtu edhe Gear Fit të ngjashëm me Fitbit, disa muaj më vonë. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>