Harduer

Samsung prodhon procesor edhe më të shpejtë sesa Snapdragon 835 brenda fundit të vitit

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Këto njoftim e dha vetë kompania e cila tha se do të fillojë prodhimin e modelev 10 nanometër LPP me strukturën e 3D. Samsung prodhon procesor edhe më të shpejtë sesa Snapdragon 835 brenda fundit të vitit Photo Source: Samsung

Samsung është gati të prodhoj procesorë akoma edhe më të shpejtë dhe efikas ndaj konsumit të energjisë sesa ato që gjenden në Galaxy S8.

Këto njoftim e dha vetë kompania e cila tha se do të fillojë prodhimin e modele 10 nanometër LPP me strukturën e 3D.

Në terësi procesorët e rinj me arkitekturën 10 nanometër mund të ofrojë 10% më shumë performancë dhe 15% më shumë efikasitet sesa Exynos 8895. Ekzistojnë gjasat që procesori i parë me këtë arkitekturë të jetë pasuesi i Snapdragon 835.

Vitet e fundit gjeneratat e reja të procesorëve janë të përqendruar në rritjen e shpejtësisë dhe uljen e konsumit më tepër sesa teknologjitë e reja.

Gjithashtu prodhimi i këtij çip hap një tjetër betejë mes Samsung dhe Intel. Samsung është kompania e parë e cila prodhon mbi arkitekturën 10 nanometër ndërsa Intel ka shtyrë zhvillimin e një procesori të ngjashëm duke ngelur ende me 14 nanometër.

Megjithatë edhe pse Intel do të kalojë në 10 nanometër në fund të vitit, procesorët Intel 14 nanometër kanë një avantazh të dukshëm teknik. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>