Analiza

Samsung prodhon telefonët me radioaktivitetin më të ulët, Apple, Huawei dhe Xiaomin më të lartin

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Në fakt lista e telefonëve që kanë radionaktivitetin më të lartë mbipopullohet nga Xiaomi, OnePlus, Huawei dhe ZTE me 12 nga 15 telefonët kryesorë. Samsung prodhon telefonët me radioaktivitetin më të ulët, Apple, Huawei dhe Xiaomin më të lartin

Ditëve të sotme telefoni është një prej pajisjeve që na qëndron më afër gjatë 24 orëve.

Herë në xhep, herë në dorë e herë pranë kokës së shtratit ku flemë gjumë, ai është bërë pjesë e pandashme e jetëve tona.

Me këtë përdorim të lartë, shumë mund të pyesin përveç përfitimeve që kemi prej tij, po dëme a ekzistojnë?

Hulumtime janë bërë për të përcaktuar nivelin e radioaktivitetit dhe infografikët e paraqitur tregojnë se cilët telefonët kanë radioaktivitetin më të lartë dhe më të ulët.

Studimi i kryer nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Radioaktiviteti zbulon se Xiaomi Mi A1 është një prej telefonëve me radioaktivitetin më të latë në botë.

Në fakt lista e telefonëve që kanë radionaktivitetin më të lartë mbipopullohet nga Xiaomi, OnePlus, Huawei dhe ZTE me 12 nga 15 telefonët kryesorë.

Kësaj liste nuk i mungon as Apple me dy telefonë, iPhone 7 dhe iPhone 8 në vendet 10 dhe 13 respektivisht për radioaktivitetin më të lartë.

Po telefonët me radioaktivitetin më të ulët?

Po i njëjti studim zbulon se Note 8 ëshë telefoni me radioaktivitetin më të ulët prej 0.17 vat për kilogram.

Në listën e 15 telefonëve me radioaktivitetin më të ulët, 6 prej tyre janë telefonë Samsung. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>