Lajmet

Samsung publikoi betan e dytë publike të Android Oreo për Galaxy S8

Nov 10 2017
0 Shpërndarje
Sakaq përdoruesit mund të ndryshojnë transparencën e suitës së njoftimeve. Samsung Smart View shndërron në të zezë ndërfaqen kur po transmetoni nga telefoni në TV. Samsung publikoi betan e dytë publike të Android Oreo për Galaxy S8

Samsung nisi programin e betas publike të Android Oreo javën e kaluar dhe duke sjellur versionin më të fundit Android në flagshipët e tij. Këto versione sjell Samsung Experience 9.0 për përdoruesit në SHBA, Britani dhe Korenë e Jugut.

Tashmë kompania publikoi betan e dytë të Android Oreo. Firmware vjen me një numër versioni G950FXXU1ZQK4 raporton Sam Mobile si dhe sjell disa veçori dhe përmirësime të reja.

Sipas dokumentit të ndryshimeve, Samsung Launcher dhe Samsung DeX duhet të jenë më stabilë në këtë version si dhe do të ofrohen më shumë tema për ekranin Always On.

Sakaq përdoruesit mund të ndryshojnë transparencën e suitës së njoftimeve. Samsung Smart View shndërron në të zezë ndërfaqen kur po transmetoni nga telefoni në TV.

Këto përmirësime vinë së bashku me përditësimet e sigurisë së tetorit. Për të shkarkuar Oreo në Galaxy S8 dhe S8+ duhet të regjistroheni në programin beta përmes Samsung Members ose Samsung+. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>