Lajmet

Samsung publikon një video të Galaxy Note 4

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Samsung publikon një video të Galaxy Note 4

Samsung-releases-teaser-for-Samsung-Galaxy-Note-4-that-focuses-on-handwriting-and-the-S-PenEventi IFA i shtatorit do të sjellë edhe zbulimin e Samsung Galaxy Note 4. Pak përpara këtij prezantimi, Samsung ka publikuar një video që tregon forma të ndryshme të shkrimit të dorës.

Video po ashtu tregon sesi lapsi i quajtur “S Pen” ndihmon përdoruesit e Galaxy Note të kapin informacion të rëndësishëm duke mos qenë nevoja e përdorimit të tastierës QWERTY.

Në fundin e klipit, Samsung na kujton për datën 3 shtator duke pyetur “A jeni gati për Note?” Samsung e ka kthyer phablet-in në një nga pajisjet e shumë kërkuara e cila pritet me kureshtje të madhe çdo gjysmë viti. Më poshtë mund të shikoni videon e prezantimit të Samsung. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>