Biznes

Samsung raporton tre mujorin më të mirë financiar prej tre vitesh

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Në tetor të vitit të kaluar Samsung u detyrua të tërhiqte nga tregu 2.5 milion telefonë Note 7 pas problemeve me bateritë deri në atë pikë sa të shpërthenin në flakë. Samsung raporton tre mujorin më të mirë financiar prej tre vitesh Photo Source: AFP

Kërkesa për çipe memorjeje dhe ekran për televizorët kanë qenë dy prej faktorëve kryesor që kanë rezultuar në tre mujorin më të mirë financiar që prej tre vitesh tek Samsung Electronics.

Gjigandi Koreano Jugor raportoi 48% rritje të fitimit në 8.8 miliard dollar vetëm tre muajt e parë të 2017-ës.

Samsung tha se pret rritje të mëtejshme të kërkesesë për çipet e memorjes. Gjithashtu kompania ka varur shpresat tek telefoni i ri Galaxy S8 shitjet e të cilit nëse shkojnë sipas pritshmërive do të kontribojnë në të ardhura rekord për kompaninë.

Në tetor të vitit të kaluar Samsung u detyrua të tërhiqte nga tregu 2.5 milion telefonë Note 7 pas problemeve me bateritë deri në atë pikë sa të shpërthenin në flakë.

Dy modelet e reja të S8-ës që debutuan javën e kaluar nuk kanë ende të dhëna fikse. Megjithatë Samsung është shprehur se kërkesa është 30% më e lartë sesa e S7-ës në 2016.

Pavarësisht këtij suksesi financiar, Samsung ngelet i rrethuar nga skandalet pas arrestimit të liderit de fakto Jay Y. Lee i përfshirë në skandal korrupsioni me presidenten e vendit Park Geun-hye. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>