Analiza

Samsung rekomandohet më shumë nga shitësit se Apple

Aug 10 2014
0 Shpërndarje
Samsung rekomandohet më shumë nga shitësit se Apple

apple-v-samsung-signKantar Wordpanel ka publikuar një studim të ri sipas të cilit shumica e shitësve përpiqen ti largojnë njerëzit nga ideja e blerjes së një iPhone-i dhe i shtyjnë ata drejt blerjes së produkteve të rivalit të tij Samsung.

Gjatë një sondazhi mbi blerësit e smartfonëve në Shtetet e Bashkuara rezultoi se 63% e konsumatorëve që blenë një pajisje iu rekomandua të blinin një të firmës Samsung 2 herë më shumë se të blinin një Apple dhe 10 herë më shumë se një Nokia.

Kantar tha se kjo pati një ndikim të madh në shitjet e Samsung, sepse 59% të atyre që iu rekomandua të blinin Samsung shkuan direkt dhe blenë një pajisje të tillë, ndërkohë që vetëm 6% e tyre blenë një iPhone.

Por përse shitësit e bëjnë këtë? Është thjesht interesi personal. Kjo ndodh për shkak se shitësit e produkteve Apple kanë një kosto më të lartë dhe nëse shitjet e Apple do të rriten kjo kosto do të rritet akoma. Por Apple nuk është shumë e shqetësuar sepse ajo ka rrethin e saj të konsumatorëve besnikë të cilët nuk pyesin shumë, por bindjet e tyre i shtyjnë direkt drejt blerjes të një iPhone-i. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>