Harduer

Samsung rifreskon linjën e laptopëve Notebook 9

Dec 14 2017
0 Shpërndarje
Linja e re Notebook 9 janë thjeshtë përditësime të kompjuterëve ekzistues. Laptopët ofrohen në 3 modele, 13 inç, 15 inç dhe një 13 inç me laps stylus. Samsung rifreskon linjën e laptopëve Notebook 9

Një prej aktiviteteve më të mëdha teknologjike të vitit është vetëm 1 muaj larg dhe Samsung zbuloi atë çfarë kishte planifikuar të sillte në CES 2018.

Gjigandi Korean do të përditësojë linjën solide Notebook 9 të kompjuterëve Windows. Aktiviteti i CES gjithnjë ka qenë i orientuar drejt laptopëve dhe kompjuterëve.

Linja e re Notebook 9 janë thjeshtë përditësime të kompjuterëve ekzistues. Laptopët ofrohen në 3 modele, 13 inç, 15 inç dhe një 13 inç me laps stylus.

Të gjithë modelet kanë trup prej alumini dhe magnezi me një cilësi të pakontestueshme premium. Secili prej tyre ka ekran 1920×1280 piksel dhe grafika Intel HD që mund të zëvendësohen me GeForce MX150.

Sistemet kanë Windows Hello me anë të një skaneri të shenjave të gishtërinjve. Notebook 9 pen është i privilegjuari në këtë mes. Ai ka një bosht 360 gradësh dhe një laps Samsung S Pen.

Ende nuk ka një çmim por pritet të dalin në shitje në tre mujorin e parë të vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>