Harduer

Samsung rikthehet në pozitën e liderit si prodhuesi më i madh i smartfonëve

Apr 29 2015
0 Shpërndarje
Samsung rikthehet në pozitën e liderit si prodhuesi më i madh i smartfonëve

A woman holding an Apple iPhone passes a Samsung Galaxy S6 advertisement at a mall in Singapore

Samsung Electronics Co Ltd arriti të mposhtë Apple dhe të renditej sërisht si prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, sipas firmës analitike Strategy Analytics. Kjo firmë ditën e mërkurë raportoi se Samsung ka shitur 83.2 milion smartfonë në rang botëror duke zënë kështu 24% të tregut të smartfonëve këtë tremujor. Në fakt 24% është një përqindje më e ulët se 31% të tregut që kishte Samsung vitin që kaloi por është më shumë se 18% që zotëron Apple.

“Samsung vazhdon të përballet me shumë sfida, por mund të themi se performanca e tij në tregun botëror është përmirsuar dhe stabilizuar tremujorin e parë të këtij viti. Si pasojë e këtij stabilizimi Samsung arriti të renditej përsëri në krye të listës të prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve në botë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i firmës Strategy Analytics gjatë një deklarate për shtyp. Kjo është një arritje e madhe për Samsung duke marrë parasysh faktin se smartfonët e tij gjenden përballë konkurentëve të fortë në treg si iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. (PC World Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>