Harduer

Samsung: Risitë mund të vinë tek telefonët e rangut të mesëm përpara atyre të rangut të lartë

Sep 4 2018
0 Shpërndarje
Pas kësaj lëvizje fshihet fakti se vitet e fundit një numër telefonësh me kosto të ulët dhe harduer të rangut të lartë kanë pushtuar tregjet kryesisht nga prodhuesit Kinez. Samsung: Risitë mund të vinë tek telefonët e rangut të mesëm përpara atyre të rangut të lartë

Zakonisht risitë debutojnë tek telefonët e shtrenjtë por Samsung është gati të ndryshojë strategji.

DJ Koh, shefi i divizionit mobil të Samsung, tha se kompania tashmë do të fokusohet tek telefonët e rangut të mesëm dhe jo flagshipët me prezantimin e risive të reja.

Telefonët e parë që do të preken nga ky ndryshim do të jetë linja Galaxy A. Ata kushtojnë afro 400 dollarë, shumë më pak sesa flashipët S9 dhe Note 9.

Pas kësaj lëvizje fshihet fakti se vitet e fundit një numër telefonësh me kosto të ulët dhe harduer të rangut të lartë kanë pushtuar tregjet kryesisht nga prodhuesit Kinez.

Samsung nuk i mbetet gjë tjetër vetëm sesa të kërkojnë të diferencojë këtë linjë nga telefonët e tjerë Xiaomi, Huawei apo OnePlus.

Konkretisht këtë vit Samsung solli ekranet 18:9 dhe dy kamera frontale tek linja Galaxy A por vendosi kundër “notch”.

Pikërisht janë këto inovacione që e bëjnë më të vështirë për Samsung të konkurrojë me OnePlus. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>