Harduer

Samsung S4 më i fortë se iPhone 5 (Video)

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Samsung S4 më i fortë se iPhone 5 (Video)

Samsung Galaxy S4 vs Apple iPhone 5iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 – dy smartfonë që janë shumë të popullarizuar kohëve të fundit i janë nënshtruar një testimi për të parë se cili është më i fuqishëm.

CNET ka bërë një eksperiment për ta parë në praktikë se cili smartfon është më i qëndrueshëm.

Në këtë testim do të shihni të dy telefonët të shtypur, gërvishtur, të hedhur dhe të përplasur dhe me siguri do të befasoheni me rezultatet. Telefonët janë dhuruar nga ndërmarrja për siguri të veglave nga Britania e Madhe Protect your buble.

Në këtë video do të shihni po ashtu objektin në të cilin nuk dyshoni në xhepin tuaj ose në çantën tuaj i cili ka gjasë që ta shkatërrojë ekranin e smartfonit tuaj të çmuar.

Në fund, sipër telefonëve vendoset një kamion i madh dhe kjo ishte masa e fundit e ndërmarrë për ta përfunduar testimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>