Biznes

Samsung sapo ka hyrë në botën e pagesave mobile me blerjen e startupit Loopay

Feb 19 2015
0 Shpërndarje
Samsung sapo ka hyrë në botën e pagesave mobile me blerjen e startupit Loopay

2bad95e0da7af1fef5a2bd1d53ee9926aaa2bffe_originalDitën e mërkurë, Samsung Electronics lajmëroi një marrëveshje sipas të cilës gjigandi Korean do të blejë LoopPay, një startup relativisht i ri i themeluar në vitin 2013, që ka zhvilluar një portofol dixhital i cili do të konkurojë drejtpërdrejtë Apple Pay. Samsung refuzoi të komentonte mbi termat financiarë të kësaj marrëveshje.

Teknologjia që aplikon LoopPay është e përshtatshme me pothuajse 90% të terminalëve të shitjeve. E gjitha kjo do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me Apple Pay, pra konsumatorët do të përdorin smartfonin e tyre për të paguar. Duke përdoror fushën magnetikë(NFC), LoopPay transferon të dhënat e kartës së kreditit në pikat e shitjes për një transaksion të suksesshëm. Duke blere këtë teknologji, Samsung duket se do të aplikojë në smartfonët e saj aftësitë e një portofoli dixhital ku përmes NFC-së do të kryejnë blerje.

“Përmes kësaj marrëveshje, ne mund të përshpejtojmë në mënyrë të konsiderueshme përpjekjet tona në botën mobile. Ne jemi tepër entuziast për shkak se marrëdhëniet tona me LoopPay po arrijnë në një nivel të ri. Në të njëjtën kohë po i sjellim konsumatorëve një zgjidhje të re të portofolit dixhital që jo vetëm është e sigurt dhe e besueshme por gjithashtu është e pranuar gjerësisht në shumë pika shitjesh në vende të ndryshme të botës.’- tha shefi ekzekutiv për risitë botërore të Samsung David Eun. Themeluesit e LoopPay, Will Graylin dhe George Wallner do të bëhen pjesë e departamentit të smartfonëve të kompanisë sipas kreut të skuadrës JK Shin.

Apple ka hyrë kudo nëpër banka, qendra tregtare, biznese të ndryshme me anë të shërbimit Apple Pay i cili shfrytëzon një iPhone si një portofol dixhital tepër të sigurt. Kompania, e cila përdor një teknologji të veçantë wirelesi për iPhone e saj, deklaroi se portofoli i saj dixhital po rritet çdo ditë e më shumë. Por tregu vazhdon të jetë i segmentuar për shkak të alternativave të tjera. Të shohim a do të arrij LoopPay i Samsung të jetë në nivelin e duhur për të konkuruar Apple Pay? Dhe ku do të ofrohet ky shërbim? (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>