Lajmet

Samsung: Shërbimi ChatON ka arritur 100 milionë përdorues mujorë aktivë

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Samsung: Shërbimi ChatON ka arritur 100 milionë përdorues mujorë aktivë

Samsung ka lajmëruar se ChatON, shërbimi i tij i komunikimit me mesazhe telefonike midis të gjitha platformave, i ka tejkaluar 100 milionë përdorues aktivë.

Kompania pretendon se i ka arritur 50 milionë përdorues të rinj të regjistruar gjatë katër muajve të fundit.

ChatON ofron mesazhe pa pagesë dhe mund të punojë edhe në Android, iOS, BlackBerry dhe Windows Phone, dhe vjen e instaluar në shumë pajisje të kompanisë Samsung.

WhatsApp është lider në këtë industri me 300 milionë përdorues aktivë mujorë, por ChatON po ia kalon edhe BBM të BlackBerry, Kik dhe të tjerëve. Gjithsesi rivalët aziatikë WeChat, Line dhe Kakao Talk janë më të mëdhenj bazuar në numrin e përdoruesve.

Shërbimi i ChatON është i disponueshëm në 237 shtete të ndryshme dhe në 63 gjuhë. Samsung tha se ka patur rritje kryesish në vendet si India, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse instalimi i gatshëm mund të ketë ndihmuar në rritjen e numrit të përdoruesve, nuk dihet se sa prej këtyre e përdorin atë si aplikacionin apo shërbimin primar. Por fakti që ky aplikacion i kalon pengesat e platformave të ndryshme mund të jetë një opsion i vlefshëm për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

chaton

Lajmet e fundit>