Analiza

Samsung shet 10 milion celularë Galaxy S

Jan 3 2011
0 Shpërndarje
Samsung shet 10 milion celularë Galaxy S

Kjo shifër është arritur anembanë botës vetëm për shtatë muaj duke lënë të nënkuptohet se Samsung ka menaxhuar të shes rreth 1.4 milion njësi të këtilla në muaj apo 40,000 sosh në ditë. Prodhuesi ka shituar se ka shitur rreth 4 milion Galaxy S në Amerikën Veriore, 2.5 milion në Evropë dhe rreth 2 milion në Korenë e Jugut gjatë shtatë muajve të fundit. Gjersa jashtë SHBA-së Galaxy S është shitur në një version standard, në SHBA katër operatorët mobil e kanë ofruar atë në treg për katër versione të ndryshme.

Sipas Garnter, Samsung ishte udhëheqës i shitjes së celularëve të mençur me bazë në Android (32 për qind) gjatë çerekut të tretë të vitit 2010 dhe sipas shifrave më të fundit të paraqitura nga kjo kompani vetëm se forcohet kjo pozitë. HTC ishte prodhuesi i dytë më i madh i celularëve me bazë në Android me 27 për qind dhe Motorola u rëndit në pozitën e tretë me 17 për qind të tregut.

Anembanë botës, Android është sistemi operativ i dytë më i madh, dhe para saj renditet vetëm Symbian-i i Nokia-së. Por në SHBA, Apple iOS ende mban një udhëheqje të lehtë në treg, dhe këtë e ka konfirmuar edhe Nielsen Company. Në nëntor të vitit 2010, Apple ka mbajtur 28.6 për qind në tregun e celularëve të mençur në SHBA, kurse Android është renditur me 25.8 për qind ndërsa BlackBerry OS pati pësuar rënie në 26.1 për qind.

Samsung është në mesin e prodhuesve që është duke u përgatitur për të paraqitur celularë të rinj të Android në vitin 2011. Por kjo nuk do të thotë se do të ketë vetëm modele të këtilla pasi që kompania po përgatitet të paraqes edhe tablet PC, dhe në fakt deri në fund të dhjetorit të vitit 2010 kompania ka shitur më shumë se një milion tabletë Samsung Galaxy Tab S, brenda më pak se dy muajsh. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>