Harduer

Samsung shfaq një reklamë të ekranit Super AMOLED

Mar 9 2010
0 Shpërndarje
Samsung shfaq një reklamë të ekranit Super AMOLED

emërtuar si “SuperAMOLED”, ekrani tejkalon pa asnjë problem kapacitetin e secilit celularë tjetër që keni parë deri më tani. Dhe tani para se të lansohet Samsung S8500 Wave, pajisja e parë që do t’ju sjellë në duar këtë teknologji, kjo kompani ka paraqitur një video që tregon pikat më të fuqishme të këtij ekrani.

Për dallim prej një ekrani t të zakonshëm AMOLED të ndjeshëm në prekje, Super AMOLED nuk kërkon një shtresë të veçantë për ndjeshmërinë në prekje, për shkak se e ka atë të integruar. Kjo mundëson kohë më të shpejtë reaguese, më pak reflektime dhe ngjyra më të fuqishme.

Xhami mbishtresor është larguar duke lejuar pamje të përkryer nën dritën e diellit, që përndryshe është problematike me AMOLED të zakonshëm.

Përveç kësaj shtoni edhe rezolucionin WVGA si dhe kontrastin mbresëlënës me ngjyra të pastra të zeza dhe ju jeni një fitues i vërtetë.

Shikoni më poshtë një krahasim të drejtëpërdrejtë mes ekranit Super AMOLED dhe ekranit të iPhone. Qartazi mund të vëreni se për çfarë cilësie e kemi fjalën.

SuperAMOLED_vs_iPhone_478754023.jpg

 

Lajmet e fundit>