Harduer

Samsung shpalos modelin e ri Galaxy R

Jul 30 2011
0 Shpërndarje
Samsung shpalos modelin e ri Galaxy R

Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 32GB duke shfrytëzuar kartela microSD.

Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur.

Data e saktë e paraqitjes në treg apo çmimit ende nuk është bërë e ditur, megjithatë Samsung ka sinjalizuar se fillimi i muajit gusht do të jetë data kur do të fillojë shpërndarja e celularët nëpër Evropë dhe më pas edhe në tërë tregjet e botës. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>