Harduer

Samsung shpalos modelin Galaxy Ace Plus

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Samsung shpalos modelin Galaxy Ace Plus

Pasardhësi që i takon nivelit të mesëm të tregut ka disa veçori unike në harduer ndërsa sa i përket pamjes së jashtme më shumë duket si një kopje e iPhone 3GS sesa që i ngjason ndonjë Samsung’u. Galaxy Ace Plus ka një procesor të shpejtë 1GHz, 3GB magazinim dhe më shumë RAM sesa paraardhësi – 512 MB. Ace Plus gjithashtu veçohet me një ekran të madh HVGA LCD që ka dimensione prej 3.65 inç dhe është pak më i madh krahasuar me 3.5 inçëshin e modelit origjinal Galaxy Ace.

Eksterieri gjithashtu ka fituar një ridizajn dhe tani është më i shkëlqyer dhe nuk ka plastikë mate, e siç e thamë ngjason edhe më shumë me modelin 3GS të Apple sesa me ndonjë gjë tjetër. 

Pjesa tjetër e harduerit është pak a shumë e ngjashme me Galaxy Ace. Ju fitoni një kamerë 5 megapikselëshe me blic LED, dual-band 3G me 7.2 Mbps HSDPA, Wi-Fi, GPS, 3.5mm port për audio dhe një port standard microUSB. 

Magazinimi i brendshëm është i zgjerueshëm përmes kartelave microSD, ndërsa në ofertë ka Bluetooth 3.0. Për fat të keq nuk ka detaje rreth çmimit apo datës së paraqitjes në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>