Harduer

Samsung shton konektivitetin 4G LTE në orën inteligjente Gear S3 Classic

Mar 24 2017
0 Shpërndarje
Ora do të ketë konektivitet 4G LTE ashtu si modeli Gear S3 Frontier. Ky njoftim vjen vetëm pak ditë përpara debutimin të telefonit të shumëpritur, Galaxy S8 dhe S8 Plus. Samsung shton konektivitetin 4G LTE në orën inteligjente Gear S3 Classic

Samsung prezantoi ditën e sotme një version të ri të orës inteligjente Gear S3 Classic me sistemi operativ Tizen.

Ora do të ketë konektivitet 4G LTE ashtu si modeli Gear S3 Frontier. Ky njoftim vjen vetëm pak ditë përpara debutimin të telefonit të shumëpritur, Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Përveç se është shtuar një aplikacion i ri, ai i radio, pak gjëra kanë ndryshuar në këtë orë inteligjente dedikuar konsumatorëve të cilët kërkojnë një pamje më tradicionale të orës.

Është pjesë e familjes së atyre orëve inteligjente të cilat funksionojnë me sistemin operativ Tizen në vend të Android Wear. E kjo nuk e bën më pak të dobishme orën sepse ajo përshtatet lehtësisht me pajisjet Android dhe iOS.

Samsung nuk ofroi detaje të disponueshmërisë e as çmimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>