Harduer

Samsung sjell dy pajisje të reja SSD, për ruajtjen e të dhënave

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Samsung sjell dy pajisje të reja SSD, për ruajtjen e të dhënave

Samsung ka lançuar dy pajisje solid state drives (SSD) të cilat janë të destinuara të përdoren në tregun e kompanive dhe serverëve.

Të dyja paisjet SM843 dhe SM1625, janë të destinuara për kompanitë të cilat kërkojnë që të kopjojnë sasi të mëdha të të dhënave në një shpejtësi të madhe, sikur ata që përdorin databaza të mëdha SQL, virtualizim, audio ose video streaming.

SM843 përdor teknologjinë e re të Samsung me 20-nanometra MLC NAND e cila mund të lexojë nga 520MB/s dhe të shkruaj me shpejtësi 420MB/s.

Kjo pajisje është ideale për përdoruesit e qendrave të të dhënave. Samsung thotë se ajo mund të shkruaj rreth 800 TB gjatë një cikli jetësor, dhe është rreth 1,600% më e mirë se SSD të gjeneratave të kaluara.

Të dyja pajisjet mund të blihen menjëherë nga uebaqja e Samsung-ut

Kurse pajisja SM1625 gjithashtu përdor të njëjtën teknologji, por mund të lexojë e të shkruaj më shpejtë, respektivisht një shpejtësi leximi të të dhënave 740 MB/s kurse një shpejtësi shkrimi rreth 848 MB/s.

Gjithashtu mund të mbrojë të dhënat në raste të ndaljes së energjisë. Dhe vjen në versione me kapacitet 100 GB, 200 GB, 400 GB dhe 800 GB.

Të dyja pajisjet mund të blihen menjëherë nga uebaqja e Samsung-ut. Këto pajisje kanë përformancë të madhe dhe konsumim të vogël të energjisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>