Harduer

Samsung sjell ekranin e lakuar për kompjuterë, Ativ One 7

Jan 3 2015
0 Shpërndarje
Samsung sjell ekranin e lakuar për kompjuterë, Ativ One 7

theverge9_2040.0.0Për Samsung, televizorët e lakuar janë një produkt tepër i preferuar, por tani kompania ka vendosur të sjellë këtë teknologji dhe në ekranet e kompjuterëve. Samsung ka lançuar Ativ One 7 Curved, një ‘makinë’ Windows që i ka të gjitha në një dhe ka një formë të lakuar, si ajo e televizorëve 4K. Bëhet fjalë për një panel 27 inç, 1920×1080 me kënde shikimi fantastike dhe ngjyra impresionuese.

Rezolucioni i këtij ekrani, nuk krahasohet me iMac Retina të Apple. Kur uleni para një ekrani të tillë, mund të shihni që pikselat extra bëjnë ndryshimin. Samsung ka deklaruar se harku është 4000MR dhe nëqoftëse jeni duke e parë ai do të duket më i madh se ç’është në të vërtetë.

Përsa i përket pjesës tjetër, Ativ One 7 ka një kornizë metalike dhe është i ndërtuar me material kundër pluhurit dhe gjurmëve të gishtave. Ai është i pajisur me çipin Intel Core i5dhe 8GB RAM, por GPU e dedikuar mungon. Opsioni SideSync 3.0 ju lejon të merrni dhe dërgoni mesazhe ndërmjet smartfonit dhe kompjuterit tuaj. Ky ekran do të jetë i disponueshëm për shitje në tremujorin e parë të 2015 me një çmim prej 1.299$. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>