Harduer

Samsung sjell opsionin 480fps për kamerën e Galaxy S9 dhe S9 Plus

Jul 23 2018
0 Shpërndarje
480fps zëvendëson 960fps në modalitetin “Manual” dhe ofron dyfishin e kohës së regjistrimit. Samsung sjell opsionin 480fps për kamerën e Galaxy S9 dhe S9 Plus

Edhe pse Galaxy S9 dhe S9 Plus kanë modalitetin 960fps të kamerës, përdoruesit e Reddit kanë vënë re një opsion të ri, 480fps.

Me këtë modalitet përdoruesit mund të regjistrojnë video deri në 0.4 sekonda. Rezultati është një video 12 sekonda 720.

Edhe 960fps regjistron me rezolucion 720p por keni vetëm 0.2 sekonda kohë regjistrimi dhe rezultati është një video gjashtë sekondëshe.

Modaliteti 480fps zëvendëson 960fps në modalitetin “Manual” dhe ofron dyfishin e kohës së regjistrimit.

Mos harroni sepse Galaxy S9 dhe S9 Plus kanë slow-motion me 240fps që realizohet në 1080p.

Ky modalitet ofron akoma edhe më shumë kohë regjistrimi, por videot nuk do të duken aq dramatike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>