Blog

Samsung sulmon Apple me reklamën “10 vite iPhone inferiorë”

Nov 6 2017
0 Shpërndarje
Argumenti është ai që keni dëgjuar, Apple adopton gjithnjë veçori të cilat Samsung i ka implementuar kohë më parë në pajisjen e tij. Samsung sulmon Apple me reklamën “10 vite iPhone inferiorë”

Ka kaluar kohë që kur kemi parë një reklamë të Samsung që nxjerr në pah inferioritetin e Apple iPhone.

Tashmë gjigandi Korean ka publikuar një video të re ku përqesh iPhone X i cili doli në shitje javën e kaluar.

Argumenti është ai që keni dëgjuar, Apple adopton gjithnjë veçori të cilat Samsung i ka implementuar kohë më parë në pajisjen e tij.

Që nga rezistenca ndaj ujit, cilësia e kamerës, ngarkimi wireless dhe ekranet e mëdha.

Në reklamën më të fundit protagonisti në video tregon sesi duhen radhë të gjata pritjeje për iPhone, boshllekun që ka lënë heqja e kufjeve 3.5 mm përpara se të vendosë të largohet për tek Samsung. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>