Harduer

Samsung synon të prezantojë televizorë akoma më të mençur në fillim të 2014-s

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Samsung synon të prezantojë televizorë akoma më të mençur në fillim të 2014-s

Ata persona që do të blejnë një televizor “të mençur” Samsung në vitin 2014, do t’a kenë shumë të lehtë të ndryshojnë kanalet, të hapin aplikacionet ose të kryejnë funksione të tjera.

Samsung ka përmirësuar shërbimin e ndërveprimit me komanda zëri që do të ndihmojë përdoruesit të komandojnë televizorin duke përdorur gjuhën natyrale. Për shembull, për të ndryshuar kanalin përdoruesi duhet të shqiptojë dy komanda: “Change Channel” (ndrysho kanalin) dhe “Channel Number” (Numri i kanalit).

Sipas Samsung-ut, përdoruesi gjithashtu do të ketë mundësi të përdorë komandat e zërit për të hapur një uebfaqe ose aplikacion. Kur të kërkoni për informacione të caktuara nëpërmjet zërit si për shembull parashikimin e motit, çmimet e aksioneve apo rezultatet e sportit atëherë në ekran do të shfaqet një dritare pop-up me rezultatet e kërkimit.

Vitin tjetër komandat e zërit do të jenë të disponueshme edhe në 12 tregje të tjera duke arritur kështu një total pre 23 shtetesh.

Televizorët e rinj Samsung do të suportojnë gjithashtu edhe gjestet e gishtave. Përdoruesi do të ketë mundësi të ndryshojë kanalin, volumin, të ndalojë videon si dhe të rikthehet në ekranin e mëparshëm thjeht duke lëvizur gishtat.

Tek modelet e mençura të televizorëve Samsung vihet re përmirësim i konsiderueshëm i ndërveprimit me zë dhe komandave me lëvizje që do të mundësojnë një përdorim më intuitiv.

Samsung ka ndërmend që të vazhdojë të zhvillojë akoma më tepër teknologjitë që mundësojnë njohjen e zërit dhe lëvizjeve për të rritur nivelin e komoditetit. Samsung do të prezantojë këtë televizor të ri në eventin CES 2014 (Consumer Electronics Show) që do të zhvillohet më 7 janar të vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

samsung-2014-tv

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>