Lajmet

Samsung Pay pjesë e të gjithë telefonëve Galaxy vitin e ardhshëm

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Samsung Pay pjesë e të gjithë telefonëve Galaxy vitin e ardhshëm

samsung-paySamsung do të instalojë shërbimin e pagesave mobile Samsung Pay në të gjithë telefonët e nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm. Sipas Business Korea, shërbimi do të shfaqet tek të gjitha modelet me përjashtim të atyre të rangut të ulët.

Gjigandi Korean filloi instalimin e Samsung Pay në telefonët e parë në 2015-tën në SHBA dhe Kore dhe kryesisht në telefonët e rangut të lartë. Tani Samsung synon që ta bëjë pjesë të telefonët me kosto më të ulët ndërsa çmimi i skanerave të shenjave të gishtërinjve po shënon rënie dita ditës.

Gjithashtu muajin e ardhshëm kompania do të prezantojë Samsung Pay Mini, një version i Samsung Pay për telefonët jo Samsung. Apple e ka refuzuar këtë shërbim në App Store. Aktualisht nga shërbimi i pagesave të Samsung përfitojnë: SHBA-ja, Koreja e Jugut, Kina, Spanja, Australia, Singapori dhe Brazili. Ndërsa Malajzia, Tajlanda dhe Rusia pritet ti bashkohen.

Një prej funksioneve që e difererojnë Samsung Pay nga konkurrentët është mbështetja për NFC dhe MST që do të thotë se funksionon edhe me një kartë normale debiti apo krediti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>