Harduer

Samsung do të prezantojë Galaxy S9 në CES 2018: Raport

Nov 22 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu të dy modelet pritet të kenë bokset stereo AKG. Sipas Blass, avantazhi i S9+ ndaj S9 pritet të zgjerohet sepse do të ketë 6GB RAM nga 4GB RAM në S9. Samsung do të prezantojë Galaxy S9 në CES 2018: Raport

Të gjithë telefonët madhor të 2017-ës kanë debutuar tashmë dhe ka ardhur momenti të mendojmë për flagshipët e vitit të ardhshëm.

Samsung do të jetë ai që do të fillojë i pari ku sipas insajderit të njohur të industrisë mobile Evan Blass, gjigandi Korean do të prezantojë për herë të parë Galaxy S9 dhe S9 Plus gjatë evenimentit CES në Janar.

S9 dhe S9+ pritet të jenë më tepër përditësime të S8 dhe S8+ sesa ndryshime radikale në dizajn që Samsung e ofroi këtë vit.

Sipas Blass, telefonët e rinj do të kenë procesorë më të shpejtë, me shumë gjasa Snapdragon 845, ndërsa ndryshimi më i madh është zhvendosja e skanerit të shenjave të gishtërinjve poshtë kamerës dhe jo ngjitur me të.

Gjithashtu të dy modelet pritet të kenë bokset stereo AKG. Sipas Blass, avantazhi i S9+ ndaj S9 pritet të zgjerohet sepse do të ketë 6GB RAM nga 4GB RAM në S9.

Së fundit, Samsung do të sjellë një version të DeX ku telefoni mund të përdoret si një tastierë virtuale. Megjithatë mbetet për tu parë ajo që Samsung do të prezantojë në CES dhe në aktivitetin tradicional të Marsit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>