Harduer

Samsung do të prodhojë 4.7 milion njësi Galaxy S8 në Mars dhe 7.8 milion në Prill

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Sipas një raporti nga Korea e Jugut, Samsung ka filluar prodhimin në masë për flagshipin e ardhshëm të kompanisë. Samsung do të prodhojë 4.7 milion njësi Galaxy S8 në Mars dhe 7.8 milion në Prill

Prodhimi mendohet se do të jetë i lartë pasi Samsung po pret kërkesë të lartë për Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus.

Një zyrtar i një kompanie që mundëson kamera për Samsung Electronics tha se furnizuesit e komponentëve po punojnë shumë pasi Samsung ka rritur ritmin e prodhimit.

Samsung pritet që të nxjerrë në shitje Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus njëkohësisht në shumicën e tregjeve nëpër botë.

Kjo do të thotë se Samsung do ti duhet që të përballojë një kërkesë më të lartë dhe po përgatitet që të mos hasë mangësi në furnizim për këto tregje.

Sipas raportit, Samsung ka vendosur volumin fillestar të Galaxy S8  në mbi 10 milion dhe do të prodhojë mbi 4.7 milion njësi në Mars dhe 7.8 njësi në Prill. Nuk është e qartë nëse Galaxy S8 Plus do të ketë prioritet në sasinë e prodhuar.

Sigurisht, asnjë nga këto nuk është e konfirmuar nga Samsung, pasi Samsung komenton rrallë mbi planet e prodhimit. Por Samsung ka konfirmuar së fundmi se do të debutojë Galaxy S8-ën me 29 Mars.

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>