Lajmet

Samsung do të prodhojë fillimisht 10 milion telefonë Galaxy S8

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Samsung do të prodhojë fillimisht 10 milion telefonë Galaxy S8

People pose with mobile devices in front of projection of Samsung logo in this picture illustration taken in ZenicaSamsung Electronics është përgatitur të prodhojë 10 milion telefonë Galaxy S8 raportoi ditën e sotme gazeta koreano jugore Electronic Times duke cituar burime të fshehta.

Gjigandi Korean ka përqendruar të gjitha forcat në telefonin S8 për tu rikuperuar pas shokut të Galaxy Note 7, një prej dështimeve më të mëdha në historinë e teknologjisë.

Kompania e cila pritet që këto ditë të publikojë hetimet ndaj Galaxy Note 7, humbi mëse 5 miliard dollar përgjatë periudhës Gusht – Dhjetor 2016. Gazeta tha se prodhuesi numër 1 në botë do të fillojë prodhimin në masë gjatë muajit Mars me shitjet të cilat fillojnë në Prill.

Galaxy S7 filloi shitjet në Mars vitin e kaluar. Samsung nuk ka komentuar spekulimet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>