Harduer

Samsung do të rishesë Galaxy Note 7-ën por me bateri më të vogël

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Një informacion surprizues vjen nga Koreja e Jugut. Samsung do të rikthejë në shitje telefonët Galaxy Note 7 por me një bateri më të vogël. Samsung do të rishesë Galaxy Note 7-ën por me bateri më të vogël Photo Source: 9to5Google

Në vend të një baterie 3,500 mAh, kompania do të pajisë telefonët me një bateri nga 3,000 deri në 3,200 mAh. Note 7 do të shitet si një telefon i përtërirë.

Kjo lëvizje do të ndihmonte kompaninë të ripkuperonte disa miliona dollar humbje shkaktuar nga telefoni famëkeq. Megjithatë rishitja do të ishte e rrezikshme sepse është pikërisht Note 7 e cila dëmtoi jashzakonisht shumë markën e Samsung.

Shitja e një telefoni i cili në të kaluarën mund të ketë qenë makthi i shumë përdoruesve nuk është mënyra e duhur për të tërhequr konsumatorët.

Sipas raportit, Samsung do të shesë këto modele në tregjet në zhvillim. Samsung do të prezantojë telefonin e parë të rangut të lartë të post epokës Note 7 në muajin Mars. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>