Harduer

Samsung do të shesë telefonët Galaxy Note 7 të përtërirë

Mar 27 2017
0 Shpërndarje
Samsung u shpreh se në ditët në vijim do të përcaktojë tregjet ku do të shitet Note 7 pas diskutimeve me autoritetet rregullatore përkatëse. Samsung do të shesë telefonët Galaxy Note 7 të përtërirë Photo Source: Reuters

Gjigandi Korean i elektronikës Samsung tha ditën e Hëne se do të fillojë shitjet e modeleve të riparuara të Galaxy Note 7-ës të cila tu tërhoqën nga tregu për shkak të problemeve me bateritë.

Samsung u shpreh se në ditët në vijim do të përcaktojë tregjet ku do të shitet Note 7 pas diskutimeve me autoritetet rregullatore përkatëse.

Telefoni 900 dollarësh u tërhoq nga tregu dy muaj pas prezantimit të tij për të rezultuar një prej dështimeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë.

Kompania gjithashtu ka planifikuar të përdorë komponentët si çipet dhe modulet e kamerave si dhe të marrë pas metalet e çmuara si ari, nikeli, bakri dhe argjendi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>