Harduer

Samsung do të ulë çmimet e SSD-ve dhe memorjeve të telefonëve

Aug 7 2018
0 Shpërndarje
 Lançimi i këtyre SSD është rezervuar në fund të vitit. Samsung do të ulë çmimet e SSD-ve dhe memorjeve të telefonëve

Pak vite më parë Samsung lançoi disqet solide të para me kapacitet 4TB dhe kërkonte 1,499 dollarë për të. Sot kompania tha se ka filluar prodhimi në masë i këtyre SSD-ve me një variant të përballueshëm 4TB QLC SSD.

Ky disk solid edhe pse sakrifikon shpejtësinë për të rritur kapacitetin, Samsung premton 540Mbps shpejtësi leximi dhe 520Mbps shpejtësi shkrimi.

Familja e re ka edhe variante 1TB dhe 2TB. Lançimi i këtyre SSD është rezervuar në fund të vitit.

Është interesant fakti që Samsung do të përdorë të njëjtën teknologji për kartat 128GB për telefonët.

Gjithashtu Samsung premton 3 vite garanci për këto SSD. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>