Analiza

Samsung tejkalon shitjet e Nokia’s në Evropë

May 9 2011
0 Shpërndarje
Samsung tejkalon shitjet e Nokia’s në Evropë

Kompani tjera si Research in Motion, HTC e të tjerë që bazohen në Android, kanë përjetuar gjithashtu rritje dhe paralel me ta ka qenë përfitues edhe kompania Apple.

Celularët e mençur tani kapin duke rreth 47 për qind të shitjeve totale të celularëve, që është një rritje prej 76 për qind prej viti në vi. Nokia ka performuar dobët në tregun e celularëve të mençur, duke lënë vend për emra tjerë të njohur në treg.

Por sipas disa raporteve rikthimi i pozitës së saj në treg përmes adoptimit të Windows Phone 7 nuk do të ndodh deri në fund të vitit 2011, apo në fillim të vitit 2012. Shitjet e dobëta të celularëve me Windows Phone 7 nga HTC dhe Samsung nuk kanë qenë shenja të mira për Nokia-në, duke treguar kështu se edhe pas kalimit në vagonin e Windows Phone 7 mund të ketë telashe me pjesëmarrje në treg.

Nokia tani për tani është në proces të largimit të më shumë se 7,000 vendeve të punës anembanë botës, ku gati 2,000 janë vetëm në Finlandë. Stephen Elop CEO i Nokia, tha në një prezantim me CEO-n e Microsoft Steev Ballmer, se aleanca strategjike mes Nokia dhe Microsoft do të jetë e pakrahasueshme në nivel global, por megjithatë në Evropë së paku nuk është më kështu. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>