Lajmet

Samsung: telefonët inteligjentë më të sigurtë për realizimin e transaksioneve në monedha kriptografike

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
Shumica e telefonëve kanë një ambient të quajtur TEE, i cili operon në një hapësir të izoluar nga pajisje me memorien dhe hapësirën e saj. Samsung: telefonët inteligjentë më të sigurtë për realizimin e transaksioneve në monedha kriptografike

Sipas Samsung, gjigandi 290 miliardë dollarësh i cili dominon çdo industri në Korenë e Jugut, thotë se telefonët inteligjentë janë pajisjet më të sigurta për transaksionet e monedhave kriptografike.

Portofolët për telefonët inteligjentë si blockchain dhe Jaxx janë aplikacione që shumica e përdoruesve të monedhave kriptografike i shfrytëzojnë për të dërguar dhe pranuar pagesa në asete dixhitale.

Shumica e telefonëve kanë një ambient të quajtur TEE, i cili operon në një hapësir të izoluar nga pajisje me memorien dhe hapësirën e saj.

Madje edhe sistemet operativ Android mund të aksesojnë TEE.

Në një skenar sulmi kibernetikë, hakerët e kanë të pamundur të hyjnë në TEE për të vjedhur të dhëna si çelësa privatë për kriptomonedhat sepse TEE është i pavaruar nga pajisje.

Tek laptopët dhe kompjuterat, hakerët me lehtësi mund të hyjnë në një hardisk apo SSD dhe të vjedhin informacione me vlerë përfshirë edhe ato të portofolëve kriptografikë.

Ambientet TEE kanë bërë gjithashtu progres duke përpunuar deri në 2,480 transaksione në sekondë. /CryptoWorld.al

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>