Lajmet

Samsung teston teknologjinë 5G, planifikon ta prezantojë në 2020-n

May 13 2013
0 Shpërndarje
Samsung teston teknologjinë 5G, planifikon ta prezantojë në 2020-n

SamsungSamsung ka bërë një hap të rëndësishëm në transmetimin e të dhënave përmes pajisjeve mobile. Siç raportohet nga Yonhap News, kompania ka testuar së fundmi një version për teknologjinë 5G në celularë.

Përmes kësaj teknologjie arrihet një shpejtësi shkarkimi prej 1Gbps në një brez prej 28 Gigahertz. Në testet e zhvilluara, Samsung-u e ka arritur shpejtësinë prej 1Gbps, ccka do të thotë se një film mund të shkarkohet në më pak se një sekondë. Për ta krahasuar me teknologjinë 4G, shpejtësia për këtë të fundit arrin në 75Mbps.

Teknologjia është ende në fazat e para. Për testimet në fjalë, u deshën 64 antena për t’u realizuar. Sipas Samsung-ut, kjo teknologji do të jetë gati në vitin 2020. Gjithsesi, nuk do të jetë një standard komunikimi që do të zhvillohet vetëm nga kompania koreano-jugore. Projektit i janë bashkuar edhe qeveria kineze dhe Bashkimi Europian, të cilët kanë investuar fonde të konsiderueshme.

Qëllimi i teknologjisë 5G është të rrisë shpejtësinë e aksesimit të internetit me synimin për të rritur njëkohësisht penetrimin e tij në pajisjet mobile. Një shpejtësi e tillë duket e jashtëzakonshme tani për tani, veçanërisht nëse mendojmë se bëhet fjalë për sektorin mobile.

Miratohet plani i frekuencave që i hap rrugë teknologjisë 4G

Shpejtësi të tilla transmetimi të dhënash ofrohen për momentin në zona të caktuara të SHBA-së vetëm për në shtëpi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>