Lajmet

Samsung thotë se Galaxy S9 nuk po shitet aq mirë

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Telefoni më i rëndësishëm i kompanisë, Galaxy S9, doli në shitje në fund të tremujorit të kaluar, por Samsung e përshkruan performancën si të ngadaltë. Samsung thotë se Galaxy S9 nuk po shitet aq mirë Photo Source: CNET

Samsung Electronics publikoi raportin financiar për tre mujorin e fundit dhe ashtu siç parashikohej, fitimet rekord kanë përfunduar.

Samsung kishte një fitim prej 13.2 miliardë dollarë nga 49 miliardë dollarë të ardhura, një rënie me 4% krahasuar me një vit më parë.

Sipas gjigandit Koroean, rënia ka ardhur si rezultat i shitjeve të dobëta të telefonëve inteligjentë.

Telefoni më i rëndësishëm i kompanisë, Galaxy S9, doli në shitje në fund të tremujorit të kaluar, por Samsung e përshkruan performancën si të ngadaltë.

Në fillim të muajit parashikohej nga analistët se flagshipi i këtij viti do të jetë me shitjet më të dobëta që nga 2012 e Galaxy S3.

Edhe biznesi i ekraneve ka pasur një tre mujor të dobët me kërkesën në rënie për panelët fleksibël OLED të pranishëm tek iPhone X.

Kompania shpreson që kërkesa të rritet për gjysmën e dytë të vitit nisur nga planet e Apple për të lançuar dy iPhone OLED këtë vit.

Fitimi i Samsung është vetëm në memoriet NAND dhe DRAM dhe nuk do të ndryshojë edhe për ca kohë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>