Lajmet

Samsung-u publikon një video “ngacmuese” për kureshtarët e Galaxy S4

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Samsung-u publikon një video “ngacmuese” për kureshtarët e Galaxy S4

Galaxy S4Jemi vetëm një javë para lançimit të Galaxy S4, por Samsung-u ka menduar të tërheqë akoma më tepër vëmendjen e njerëzve duke publikuar një video ngacmuese në formën e një reklame “misterioze”.

Videoja titullohet “Bëhuni gati për Galaxy-in e ardhshëm” (Be ready 4 the next Galaxy) dhe ka si protagonist Jeremy-n si ruajtësin sekret të “Samsung Unpacked 2013”. Fatkeqësisht videoja nuk përmban asnjë informacion përsa i përket paraqitjes apo parametrave të kësaj pajisjeje.

Në të paraqitet thjesht një djalë i vogël të cilit i është besuar mbajtja e fshehtë e Galaxy S4 deri ditën e prezantimit më 14 mars në qendër të New York-ut.

Gjatë klipit shfaqet një moment një telefon, por është tepër i vogël për tu dalluar tamam. Ka mundësi që të jetë i ngjashëm me Galaxy Note 2. Shoferi i Jeremy-t thotë se do të jetë një nga produktet më të mrekullueshme që kanë prekur tregun që prej prezantimit të televizorit me ngjyra.

Me pak fjalë kjo është përmbajtja e videos, por nga një burim tjetër informacioni është raportuar se Galaxy S4 do të ketë të njejtin model ndërtimi plastik ashtu si Galaxy S3.

Ja se si të ndiqni të gjitha reklamat që ka bërë Apple

Eldar Murtazin, personi që ka shkruar në Twitter datën e lançimit të këtij produkti është shprehur se do të jetë smartfoni që do mund të arrijë numrin më të madh të shitjeve në historinë e Samsung-ut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>