Biznes

Samsung ul çmimet e laptopëve në Europë që ata të shiten sa më shpejt

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Samsung ul çmimet e laptopëve në Europë që ata të shiten sa më shpejt

samsung-chromebook-29-2040.0_standard_800.0Në sajë të kërkesave të tregut, kompania Samsung po kërkon të shesë sa më shpejt laptopët që ka në treg me qëllim që mos të merret më me shitjen e tyre. Një zëdhënës i kompanisë tha: “Ne përshtatemi shumë shpejt me kërkesat dhe nevojat e tregut. Në Europë ne do të ulim të gjithë çmimet e laptopëve, duke përfshirë dhe ChromeBook. Kjo do të ndodhë specifikisht vetëm në disa rajone.”

Kjo lëvizje vjen pas disa vitesh jo të suksesshëm që kompania Samsung ka kaluar në tregun e kompjuterëve dhe pas lajmërimit në CES 2014 se Samsung do të sjellë një laptop Ativ Book me sistem operativ Windows dhe një Chromebook me vonë. Samsung ka vendosur kështu dhe për arsye se Europa Perëndimore ka qenë gjithmonë një treg tepër i suksesshëm për shitjen e laptopëve dhe ajo do ti sjellë konsumatorëve një eksperiencë të re.

Firma kërkimore, Gartner ka thënë se shitjet e kompjuterëve janë stabilizuar dhe ajo parashikon një rritje të numrit të Chromebook-ve në vitet që vijnë, kështu që largimi i përkohshëm i Samsung nga ky treg mund të jetë i pamenduar mirë. Gjithsesi Samsung ndoshta ka diçka më të mirë në mendje, ne na mbetet të presim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>