Analiza

Samsung vs. Apple (Infografik)

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Samsung vs. Apple (Infografik)

apple-vs-samsungNë tregun e smartfonëve, Samsung dhe Apple janë të paarritshëm për prodhuesit e tjerë.

Samsung-u la një vit pas që ishte për të mbajtur mend, duke arritur rekord të ri në dërgesat e pajisjeve smartfonë për një tremujor, por edhe për një vit të tërë.

Para gjigantit korano-jugor është një vit i cili do të jetë kyç për formimin e strategjisë së prodhimit të pajisjeve me sistemin operativ Tizen, ndërsa presim edhe gjeneratën e ardhshme të pajisjeve Galaxy dhe një mori pajisjesh tjera të cilat Samsung-u në mënyrë të mençur po e “mbush” tregun me prodhime të të gjitha klasave të çmimeve.

Nga ana tjetër, edhe pas Apple ishte një vit i shkëlqyer. Kjo kompani pati një numër rekord të dërgesave të pajisjeve iPhone për një tremujor, më së shumti për shkak të kërkesës në Kinë, ku dërgesat janë dyfishuar. Në SHBA, vetëm në operatorin Verizon janë aktivizuar 6.2 milion pajisje iPhone.

Është interesante të theksohet se për këtë sukses në masë të madhe i kreditohen modeleve më të vjetra, veçanërisht iPhone 4.

Sipas infografikut që PCWorld sjellë për ju, Samsung-u në vitin 2012 ishte më i mirë sesa Apple gati në të gjitha aspektet.

Samsung-u këtë vit ka mundësi që të marrë dominim e plotë në tregun e telefonëve të mençur. Samsung-u ka më shumë të hyra dhe më shumë njerëz, më shumë harxhon në hulumtime, zhvillim dhe marketing.

Apple fiton: Samsung duhet t’i paguajë 1 miliardë dollarë kompensim!

Përveç kësaj, Samsung-u shet më shumë smartfonë sesa Apple dhe ndoshta gjëja më e rëndësishme është se rritja e shitjeve po shkon më shpejtë sesa ajo e Apple.

Për më tepër, më poshtë mund ta shihni infografikun. (PCWorld Albanian)

AppleSamsungFINAL

Lajmet e fundit>