Harduer

Samsung Wave, celulari i parë në botë i certifikuar me DivX HD

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
Samsung Wave, celulari i parë në botë i certifikuar me DivX HD

Kjo do të thotë se ky celularë është në gjendje të lëshojë video HD në format 720p, që përmes ekranit të tij 3.3 inç WVGA Super AMOLED e të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 800 x 480 piksela duket për mrekulli.

Fuqia e tij përpunuese buron nga një procesor 1GHz, dhe tërë pajisja do të punojë në bazë të një versioni të sistemit të ri operativ të Samsung, Bada.

Specifika tjera përfshijnë kamerë me 5 megapiksel me blic LED të integruar, dhe që është në gjendje të incizojë video në format 720p. Gjithashtu ka të integruar një FM radio me RDS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, WiFi të integruar dhe GPS.

Samsung Wave do të duhej të paraqitet në shitje gjatë muajit të ardhshëm, por ende nuk ka detaje rreth çmimit.

Duket se edhe i9000 Galaxy S që u paralajmërua dje do të pranojë certifikimin DivX HD, para se të paraqitet në shitje.

Lajmet e fundit>