Siguri

Samsung Wave dërgohet në treg me kartelë të infektuar

Jun 5 2010
0 Shpërndarje
Samsung Wave dërgohet në treg me kartelë të infektuar

Sipas ekspertit të sigurisë pranë Sophos, Graham Cluley, malware aktivizohet në mënyrë automatike kur kartela futet në një makinë që bazohet në Windows.

“nëse nuk keni konfiguruar kompjuterin tuaj me bazë në Windows që të injorojë komandën autorun, në momentin që ju futni kartelën në kompjuterin tuaj skedari i dëmshëm slmsrv.exe do të fillojë të ekzekutohet” shpjegoi Cluley në një blog post.

Sipas tij prania e infektimit në kartelë vërehet nga prania e skedarëve aUtoRuN.iNF dhe slmsrv.exe në kartelën e memories.

Samsung ka konfirmuar se pajisjet S8500 Wave që u dërguan në tregun Gjerman janë dërguar me një kartelë memorie 1GB që ishte e infektuar, por ka insistuar se dërgesat e ardhshme do të jenë “virus free”.

Pavarësisht kësaj, Cluley rekomandoi që të gjitha pajisjet dhe kartelat të skanohet para se ato të futen në kompjuterë, edhe nëse ato janë blerë “taze” nga një prodhues me reputacion.

Lajmet e fundit>