Lajmet

Samsung WB1000/TL320 me 12.2 megapiksel

Jun 11 2009
0 Shpërndarje
Samsung WB1000/TL320 me 12.2 megapiksel

Samsung ka paraqitur për publik detajet e plota mbi modelin më të ri WB1000 (ndryshe të njohur si TL320) i cili përmes akrepave analog dhe specifikave të tij, tërheq vëmendjen e secilit.

WB1000 është krijuar përreth një sensori 12.2 megapikselësh, që është në gjendje të fotografojë imazhe deri në ISO 3200 (në modus të reduktuar 3.2 megapiskel) dhe video në format 720p, të cilat mund të zbuten, sikurse videot SD, përmes stabilizuesit të integruar optik në këtë aparat. Thjerrëza kapën mjaftë gjerë në 24 mm -120 mm që është ekuivalente me gjatësitë fokale të filmi.

 Në anën e prapme ju mund të gjeni një ekran OLED  3.0 inç hVGA (480 x 360 piksela) ndërsa në maje gjendet një çift i matësve analog , të clët monitorojnë mbushjen e baterisë dhe kapacitetin e kartelës SD.  Pjesa tjetër e aparatit digjtial nuk është kushedi çfarë dizajni i rangut të lartë, më thjeshtë thënë prisni një kamerë mesatare të kategorisë drejto-dhe-fotografo.

Sipas të gjitha gjasave në treg do të paraqitet me 18 qershor, dhe atë për një çmim prej 380 dollarë që nuk është çmim i shtrenjtë nëse kualiteti i imazhit dhe videos së incizuar është ashtu si duhet.

 

Lajmet e fundit>