Harduer

Samsung zbuloi detajet e Galaxy C7 Pro

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Samsung zbuloi ditën e sotme detajet e telefoni të shumëpritur Galaxy C7 Pro. Samsung zbuloi detajet e Galaxy C7 Pro Photo Source: Samsung

Siç përflitej, telefoni vjen me ekran 5.7 inç Super AMOLED 1080p dhe fuqizohet nga një procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama Cortex-A53 me frekuencë 2.2 Ghz. Ka 4GB RAM dhe dy kamera 16 megapiksel me hapje f/1.9.

Memorja e brendshme prej 64GB mund të zgjerohet deri në 256GB falë kartave microSD. Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: Blu, Artë dhe Rozë.

Karakterizohet nga një bateri 3,300 mAh, skaner të shenjave të gishtërinjve dhe funksionin me Android 6.0.1 Marshmallow.

C7 Pro vjen me ekran gjithnjë aktivë dhe Samsung Pay. Aktualisht kanë filluar porositë në Kinë dhe nuk ka informacion nëse Samsung do e ofrojë edhe për tregjet e tjera Europiane dhe Amerikane. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>