Harduer

Samsung zbulon “aksidentalisht” telefonin misterioz Galaxy X

Nov 23 2017
0 Shpërndarje
Informacioni vjen nga vetë Samsung ndërsa Galaxy X është konfirmuar. Detajet janë publikuar me anë të një faqeje suporti në uebsajtin e Samsung. Samsung zbulon “aksidentalisht” telefonin misterioz Galaxy X

Edhe pse emocionet rreth Galaxy S9-ës kanë filluar, një tjetër telefon i kompanisë Koreano-Jugore ka potencialin për të rimodeluar konceptin e një telefoni inteligjent.

Informacioni vjen nga vetë Samsung ndërsa Galaxy X është konfirmuar. Detajet janë publikuar me anë të një faqeje suporti në uebsajtin e Samsung.

Telefoni ka një numër modeli SM-G888No. numri 888 konfirmon telefonin nisur edhe nga spekulimet në të kaluarën ndërsa No nënkupton se do të jetë i disponueshëm vetëm për Korenë e Jugut çka përputhet me lajmet e publikuara në të kaluarën.

Galaxy X do të jetë telefoni me ekran me palosje i premtuar prej vitesh nga Samsung. Fakti që ai shfaqet në një uebsajt të Samsung, do të thotë se mund të jemi vetëm pak javë larg nga debutimit zyrtar dhe jo muaj.

Gjithashtu Galaxy S9 dhe S9+ pritet të shfaqen për herë të parë në CES 2018. Galaxy X mund të mos jetë një telefon i prodhuar në masë, por do të jetë influenca e tij në produktet e ardhshme që e bën kaq të veçantë.

Ndërsa Apple po lëviz drejt telefonëve me ekran pa skaje, Samsung kërkon vëmendjen e tregut me një telefon me ekran që paloset. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>