Harduer

Samsung zbulon celularin Touch Ultra

Feb 10 2009
0 Shpërndarje
Samsung zbulon celularin Touch Ultra

Modeli Touch Ultra ka ekran 2.8 inç OLED (organic light emitting diode) dhe rezolucion 240 me 400 pikselë.

Si të gjithë celularët e këtij lloji, pjesa e poshtme e celularit mund të rrëshqasë poshtë dhe të zbulojë tastierën. Touch Ultra ka një tastierë të thjeshtë me 10 butona. Po ashtu ka edhe 3 butona për funksione poshtë ekranit që gjendet në faqen e celularit. Celulari është 12.7 milimetra i trashë ndërsa ka kamerë prej 8 megapikselë me LED flash, dhe smile mode, që bën fotografi vetëm atëherë kur njerëzit janë duke qeshur. Ky model ka të përfshirë edhe GPS (Global Positioning System) dhe video incizim prej 30 imazhes për sekondë. Touch Ultra ka të integruar një memorie të brendshme prej 80MB, ndërsa tiparet e tjera të këtij celulari janë edhe video playback DivX, XviD, H.263, H.264, Windows Media Video 9 dhe skedarët MPEG4, FM radio, music player si dhe Bluetooth 2.0.

Modeli Touch Ultra do të ekspozohet javën  e ardshme në Kongresin Botëror të Celularëve që do të mbahet në Barcelonë, ndërsa kompania akoma nuk e ka bërë të ditur datën e lançimit dhe çmimin.

Lajmet e fundit>