Harduer

Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithçka që duhet të dini

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithçka që duhet të dini

Galaxy SIVKompania Samsung ka prezantuar dje në Nju Jork të shumëpriturin, smartfonin Galaxy S 4, i cili pritet të ndjekë suksesin e Galaxy S III që shiti mbi 100 milionë njësi gjatë vitit 2012. Galaxy S 4 është një version i përmirësuar i S III si dhe ka një dizajn më të rafinuar.

Ekrani është 5 inç, por gjithsesi nuk ndihet diferenca me S III, i cili ka ekran 4.8 inç. Mbi të gjitha Samsung-u e ka bërë pajisjen më të hollë dhe më të fortë, duke eliminuar pjesën plastike të S 3. Galaxy S 4 është i lehtë, në dorë ndihet si një pajisje më e sofistikuar dhe me cilësi të lartë.

Ekrani prej 5 inç është Super AMOLED 1920×1080, duke i dhënë smartfonit një rezolucion prej 441 ppi (S 3 kishte rezolucion 306 ppi). Ekrani është i mbuluar me Gorilla Glass 3.

Në varësi të tregut, smartfoni ka ose procesor 1.9GHz quad-core ose një procesor 1.6 octa-core. Operon me Android 4.2.2 Jelly Bean, versioni më i fundit i sistemit operativ. Ka 2 GB RAM dhe vjen në disa modele përsa i përket hapësirës së kujtesës: 16, 32 ose 64 GB dhe njëkohësisht ka vend për kartë memorie microSD.

Sigurisht janë të përfshira të gjitha lidhjet wireless më të nevojshme, përfshi Bluetooth 4.0 LE, NFC, Wi-Fi dhe GPS. Ashtu si Galaxy Note 8.1, edhe Galaxy S 4 është i pajisur me një portë IR dhe mund të përdoret si telekomandë.

Të gjithë këtë teknologji e ve në punë bateria 2600 mAh.

Gjithçka fokusohet tek kamera

Samsung-u ka punuar shumë me të dyja kamerat e smartfonit. Kamera e pasme është 13 megapixel, ndërsa ajo e përparme 2 megapixel. samsung-galaxy-s-4

Ajo që vjen si risi me këtë model është opsioni “Dual Camera“, që do të thotë se të dyja kamerat mund të përdoren njëkohësisht për të regjistruar video ose për të kapur foto.

Përdoruesit janë ata që zgjedhin mënyrën se si do të shfaqet kamera e pasme në ekran – ose të mbivendoset sipër regjistrimit të kamerës së përparme, ose të vendoset në anë të saj.

Përveç kësaj, Samsung-u ka përmirësuar edhe softuerin e kamerës në përgjithësi. Në S 4 ka disa mundësi të ndryshme për të kapur foto. Kamera përfshin gjithashtu disa karakteristika të reja si opsionin ‘Drama Shot’ i cili u mundëson përdoruesve të krijojnë imazhe ‘kinematografike’ që më pas ruhen si GIF-e të animuara.

Përdoruesit mund të krijojnë edhe “Story Albums” ku përfshihen foto që janë kapur në ambiente apo zona të caktuara (bazuar në gjeolokacionin e vendit ku janë bërë fotot), për të organizuar më mirë kujtimet me fotot e kapura për shembull gjatë një udhëtimi.

Karakteristika të reja

Galaxy S 4 kameraNjë risi në këtë model të ri është edhe “Air View“, i cili u mundëson përdoruesve të vendosin gishtin sipër aplikacioneve të veçanta – si Flipboard – dhe të shohin një “preview” të përmbajtjes pa e hapur atë.

Air Gestures janë gjeste të tipit Kinect, të cilat i lejojnë përdoruesit të navigojnë telefonin, madje edhe të bëjnë telefonata, pa pasur nevojë të prekin ekranin.

Një karakteristikë tjetër e re është dhe Smart Pause dhe Smart Scroll, të cilat i ndihmojnë përdoruesit të kontrollojnë përmbajtjen. Me Smart Pause, videot ndalojnë nëse për shembull keni kthyer kokën larg ekranit dhe rifillojnë nëse keni kthyer sërish kokën për ta parë. Faktikisht nuk përdoret gjurmimi i syve, siç ishte spekuluar se do të ndodhte, por bazohet në njohjen e fytyrës.

Vështrim: Samsung Galaxy S3 mini

Smart Scroll i lejon përdoruesit të kontrollojnë shfaqjen e përmbajtjes së shfletuesit apo e-mailit pa pasur nevojë të prekin ekranin. samsung-galaxy-s4

Në këtë rast përdoren lëvizjet e fytyrës dhe gjestet e kyçit të dorës për të përcaktuar lëvizjen e ashensorit.

Vështrim: Sony Xperia P

Disponueshmëria

Smartfoni do të jetë i disponueshëm në 155 shtete dhe 327 kompani telefonike duke filluar nga fundi i muajit prill. Kompanitë telefonike që do të kenë ekskluzivitetin e shitjes në Evropë do të jenë Deutsche Telecom, EE, H3G, Orange, Telenor, Telia Sonera, Telefonica, dhe Vodafone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>