Harduer

Samsung zbulon Galaxy Tab 3 me ekran 7 inç

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Samsung zbulon Galaxy Tab 3 me ekran 7 inç

Samsung Galaxy Tab 3Samsung ka shtuar në linjën e tij të tabletëve edhe Galaxy Tab 3, i cili ka ekran 7 inç dhe operon me Android 4.1 ose Jelly Bean.

Pajisja ka procesor dual-core 1.2GHz, 8/16GB hapësirë kujtese të brendshme (të zgjerueshme deri në 64 GB përmes kartave të memories), një kamer të pasme 3-megapixel dhe një frontale prej 1.3-megapixel.

Ekrani 7 inç ka rezolucion prej 1024×600 pixels, i cili duket në fakt shumë i ulët krahsuar me standartet e sotme, por pajisja është e aftë të luajë video në Full HD. Përmasat e tabletit janë 111.1 x 188.0 x 9.9mm, ndërsa pesha e tij është 302g për versionin vetëm me Wi-Fi, ose 306g për atë edhe me 3G.

Versioni vetëm me Wi-Fi i Galaxy Tab 3 do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën prej muajit maj, ndërsa ai me 3G do të vijë në qershor. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi çmimin apo disponueshmërine e tij në varësi të tregjeve globale, megjithatë Samsung është shprehur se këto informacione do të publikohen gradualisht në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>