Harduer

Samsung zbulon se bateria ishte shkaktari i flakëve të Galaxy Note 7

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Hetimi i Samsung ndaj shkaqeve të shpërthimi të Galaxy Note 7-tës zbuloi se shkaktari kryesor i flakëve ishte bateria raportoi agjensia e lajmeve Reuters. Samsung zbulon se bateria ishte shkaktari i flakëve të Galaxy Note 7 Photo Source: Reuters

Prodhuesi më i madh në botë i telefonëve inteligjentë po përpiqet të lërë pas një prej dështimeve më të mëdha, në mos më i madhi, në historinë e kompanisë ndërsa përgatitet të hedhë në treg Galaxy S8 gjashtë mujorin e parë të vitit.

Ofrimi i detajeve dhe shpjegimeve për atë se çfarë shkoi keq me Note 7, është kritike për Samsung dhe të ardhmen e kompanisë thanë investitorët dhe analistët.

“Ata duhet të pastrojnë emrin dhe të sigurojnë konsumatorët se kjo nuk do të përsëritet më,” tha analisti i IDC-së, Bryan Ma.

Rezultatet e hetimit pritet të publikohen më 23 Janar, një ditë përpara raportit financiar të tre mujorit të fundit të 2016-tës.

Saga e Galaxy Note 7 filloi kur Samsung kërkoi rikthimin e 2.5 milion Note 7 për tu zëvendësuar bateritë problematike të cilat shpërthenin në flakë.

Por edhe bateritë e zëvendësuara vijuan të kapeshin flakë duke detyruar Samsung të merrte vendimin më të vështirë, tërheqjen e telefonit plotësisht nga tregu për të mos e rikthyer më. Kjo mendohet ti ketë kushtuar kompanisë 5.2 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>