Harduer

Samsung zbulon smartfonin Galaxy Note 3

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Samsung zbulon smartfonin Galaxy Note 3

Samsung ka zbuluar ditën e mërkurë gjeneratën e tretë të smartfonit me ekran të madh, Note, gjatë eventit të zhvilluar në Times Square të Nju Jorkut dhe Berlin.

Kompania shprehet se synimi i saj përmes Galaxy Note 3 është ta bëjë telefonin “më të hollë, më të lehtë, më të shpejtë, më të madh dhe më të mirë.”

Përveç ekranit të madh me një dizajn të “ngrohtë”, Note 3 përfshin një sistem të ri sigurie të quajtur Knox, i cili u mundëson aplikacioneve që mbajnë të dhëna sensitive të punojnë në një mjedis të mbrojtur. Ekrani 5.7-inç AMOLED është më i madh se gjeneratat e kaluara, por gjerësia nuk është më e madhe se ajo e Samsung Galaxy Note II, sipas kompanisë.

Pjesa e jashtme ngjan me lëkurën dhe dizajni është një shkallë më lart. Vjen në tre ngjyra: të zezë, të bardhë dhe pink. Klientët mund të blejnë edhe mbështjellëse opsionale nga 10 ngjyrat e tjera.

Edhe lapsi dixhital S Pen ka pësuar përmirësim. Në momentin që përdoruesi e afron atë sipër ekranit shfaqet një rreth.

Prekja e ekranit dhe klikimi i butonit të lapsit do të shfaqë një menu gjysëm rrethi të cilën Samsung e quan Air Command. Menuja ka disa funksione, përfshi Scrapbook, e cila u mundëson përdoruesve të ruajnë përmbajtje në ekran duke i rrethuar ato përmes lapsit. S Finder u mundëson përdoruesve të kërkojnë për përmbajtje në pajisje.

S Note, aplikacioni për mbajtjen e shënimeve, ka pësuar gjithashtu përditësim. Gjithçka organizohet tashmë në “fletore”, aplikacioni integrohet me Evernote dhe blerësit do të kenë mundësi të marrin shërbimet premium të Evernote për 12 muaj pasi të blenë Note 3.

Dritaret e shumëfishta, të cilat u mundësojnë përdoruesve të mbajnë të hapura dy aplikacione në të njëjtën kohë në ekran, mund të shfaqë tashmë dy dritare të ndryshme nga një i njëjti aplikacion. Pen Windows u mundëson përdoruesve të hapin aplikacione si makina llogaritëse, pa mbyllur asnjë prej aplikacioneve që ndodhen në ekran.

Është shtuar gjithashtu një karakteristikë e re me emrin Multi Vision. Përmes saj, përdoruesit e shumëfishtë të Galaxy Note 4 mund të kombinojnë ekranet e tyre në një imazh të vetëm.

Nuk dihet ende nëse kjo karakteristikë do të jetë e vlefshme edhe për pajisjet e tjera Galaxy. Galaxy Note 3 do të lançohet në 149 shtete të botës duke filluar nga data 25 shtator, së bashku me orën inteligjente Galaxy Gear dhe Galaxy Note 10.1 2014. (PCWorld Albanian)

Galaxy None III

Tags >

Galaxy
Lajmet e fundit>